Kjo është ajo çfarë të pret gjatë shkollimit profesional nga shtatori 2025.

Kërkojmë kursantë për shkollim profesional në Deutsche Bahn (m/f/d)

Deutsche Bahn AG

Article: Kjo është ajo çfarë të pret gjatë shkollimit profesional nga shtatori 2025.

Me mbi 300,000 punonjës në mbarë botën, ne transportojmë njerëz dhe mallra 365 ditë në vit – jo vetëm me trenat tanë, por edhe me autobusë dhe kamionë në rrjetin rrugor. Kjo na bën një nga ofruesit më të mëdhenj të transportit në mbarë botën.

Shkollim profesional si Konstruktor Shinash (m/f/d)

  • Me ekipin tënd do të punosh në kantieret e ndërtimit të linjave tona hekurudhore
  • Bashkarisht do të bëhet i mundur kontrolli i linjës hekurudhore, mirëmbajtja e shinave, zëvendësimi i shinave të vjetra me ato të rejat
  • Do të zëvendësosh gurët dhe shtresat e zhavorrit nën shina - makineritë tona moderne e bëjnë punën më të lehtë për ty
  • Në mënyrë që treni të mos lëkundet aq shumë gjatë udhëtimit, duhet të sigurohesh që  i përmbahesh dimensioneve të sakta
  • Pas kryerjes me sukses të shkollimit profesional, është i garantuar punësimi yt, do të  jesh pjesë e pazëvendësueshme e ekipit dhe do të jesh përgjegjës çdo ditë për t'u siguruar që të gjithë pasagjerët të arrijnë në destinacionin e tyre të sigurtë dhe të qetë.
  • Shkollimi profesional ka një kohëzgjatje prej 3 deri në 3.5 vjet

Shkollim profesional si „Inxhinier Elektronik – Teknologji Operative (m/f/d)

  • Do të punosh së bashku me ekipin tënd në terren për rrjetin tonë hekurudhor
  • Mirëmbajtja dhe riparimi i teknologjisë së kontrollit dhe sigurisë, p.sh. B. Teknologjia e kutisë së sinjalit, sinjalet, motorët përgjegjës për kthesat e trenave si dhe kalimit të tyre në shina
  • Analizën dhe eliminimin e keqfunksionimeve
  • Njohuri për procedurat e matjes, testimit dhe diagnostikimit si dhe ekspert në dokumentacionin e tyre

Profili yt

  • E ke kryer tashmë shkollën e mesme (ose së shpejti) ose zotëron një çertifikatë (dëftesë lirimi) që njeh përfundimin e shkollës
  • Puna në zyrë nuk është e përshtatshme për ty – të tërheq më shumë puna në terren
  • Të jesh i përkushtuar dhe i motivuar për të mësuar gjuhën gjermane
  • Të pëlqen puna në grup dhe je përgjegjës për veprimet e tua
  • Të qenurit fleksibël, të ndryshosh vendin e punës shpesh si dhe të punosh me turne është diçka që nuk përbën problem

Avantazhet e tua

  • Të ardhura atraktive: Krahas pagës mujore, do të përfitosh edhe pagë të 13-të.
  • Mbulim proporcional i kostove të strehimit si dhe suport në gjetjen e një vendstrehimi
  • Ulje çmimesh për udhëtimet me Deutsche Bahn: Ne ofrojmë 16 udhëtime falas brenda Gjermanisë me trenat ekspres si dhe ulje të tjera çmimesh për udhëtime të tjera, biletë falas udhëtimi për rutin tënd ditor të punës.
  • Garantim i punësimit pas përfundimit të shkollimit profesional: ne ju garantojmë punësim pranë Deutsche Bahn pasi të kryesh me sukses shkollimin profesional.
  • Ofrimi pa pagesë i kursit të gjuhës gjermane në një ndër institucionet më prestigjoze në vend

Je i interesuar të punosh në Gjermani? Apliko tani për një shkollim profesional në Deutsche Bahn



Pyetje që bëhen shpesh:

Kraft Icon A ka ndonjë kufizim moshe?

Për të hyrë në Gjermani duhet të jeni të paktën 18 vjeç.

End of expander content
Haus Icon Ku do të banoj?

Do të merrni përkrahje nga ne. Ne ju sigurojmë ambientin e banimit

End of expander content
Bahnhof Zug Icon A do të marr pagë gjatë trajnimit?

Po. Gjatë trajnimit, do të merrni rrogë

End of expander content
Rezeption Check-In-Schalter Icon Në cilën gjuhë zhvillohet intervista?

Nëse flisni tashmë pak gjermanisht, ne do të përpiqemi ta kryejmë intervistën në gjermanisht. Nëse nuk keni fare njohuri për gjermanishten, ne do ta kryejmë intervistën në gjuhën tuaj amtare.

End of expander content
Rezeption Check-In-Schalter Icon Ku zhvillohen intervistat e punës?

Sigurisht, është e rëndësishme që palët të njihen me njëra-tjetrën gjatë procesit të aplikimit. Për këtë arsye, ne vizitojmë shtetet përkatëse si pjesë e procesit të rekrutimit.

End of expander content